Aktorja Hollivudiane Sharon Stone ka treguar për “The times” përvojën e saj pas operacionit për të larguar një masë tumorale nga gjoksi i saj në vitin 2001.
Aktorja ka thënë se kirurgi ka bërë një ndërhyrje në gjoksin e saj duke e zmadhur, edhe pse Sharon Stone nuk kishte dijeni dhe nuk kishte dhënë aprovimin për këtë ndërhyrje.
“Kur hoqa fashat zbulova se kisha një gjoks më të madh se sa më herët”, sepse sipas tij “shkonin më mirë me madhësinë e ijeve të mija”., është shprehur aktorja.
Sipas aktores mjeku e kishte bërë këtë sepse mendonte se një gjoks më i madh do të dfukej më mirë në trupin e saj.
Sharon Stone sot është 63 vjeç dhe numëron shumë role në karrierën e saj artistike.