Një sjellje aspak etike ka bërë kryetari i grupit parlamentar të AAK-së në Kosovë, Daut Haradinaj i cili ka ndezur cigare brenda ambienteve të Kuvendit.
Lidhur me këtë Haradinaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shprehet se pavarësisht se është shprehi e keqe një veprim I tillë, në Kuvend është një ambient ku e ndezin të gjithë duhanpirësit teksa e pranon se është pakujdesi dhe për këtë ka kërkuar falje.
“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje.
DH”, shkruan Daut Haradinaj.
Ndërkohë që seanca e sotme maratonë ishte mbledhur për mocionin e besimit për qeverinë e Albin Kurtit, Haradinaj është fotografuar duke pirë cigare në ambjentet e brendshme të Kuvendit.
Në transmetimin live të seancës së Kuvendit të Kosovës, Haradinaj shihet duke pirë cigare mbrapa deputetit Berisha.
Sikurse në Shqipëri edhe në Kosovë, në godinën e Kuvendit është e ndaluar të konsumohet duhani por për Haradinajn me sa duket ‘rregullat janë bërë për ti shkelur’.
E ndaluar me ligj, Haradinaj ndez cigaren brenda sallës së Kuvendit (FOTOT)
(F.GJ/FAXWEB.AL)