Ministrja Olta Xhacka udhëtoi sot drejt pikës kufitare të Kakavijës për të zgjidhur situatën e radhëve kilometrike të makinave, të cilat arrinin deri në Jorgucat. Për këtë ngjarje ka reaguar Ministria e Mbrojtjes duk thënë se nuk është bërë asnjë fluturim me helikopter nga Olta Xhacka.
“Lidhur me lajmin e pavertete ne disa media, sqarojme se nuk ka patur asnje fluturim me helikopter te Ministres Xhaçka sot drejt Kakavijes. Ministrja ka mberritur ne Kakavije ne rruge tokesore, rreth ores 16.30 dhe nje ore me pas, nje helikopter i Forces Ajrore eshte ulur ne qytetin e Gjirokastres duke transportuar materiale e ndihma te nevojshme higjieno sanitare per qytetaret e bllokuar ne Kakavije”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, mediat publikuan pamjet e saj pak minuta pas daljes së saj para mediave, teksa po hipte në një helikopter. Kujtojmë se Xhaçka mbërriti në Kakavijë duke thënë se vijojnë bisedimet që të bien dakord për shtyrjen e orarit të punës përtej orës 10 të darkës, ndërkohë që thekson se nuk e ka një përgjigje se kur mund të shkurtohet radha.