Është ekstraduar nga Greqia shtetasi Kudret Shametaj. 55 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ai është i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se Shametaj akuzohet se ka vrarë vitin 1997 në Manastir të Sarandës, Andon Merkuri vëllai i ish-Kryetarit të PS Sarandë, Gjergj Merkuri.
Shametaj dhe Merkuri u konfliktuan për një gome automjeti dhe Shametaj qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj të riut. Shametaj ka lindur në Kuç të Vlorës, ishte një nga më të kërkuarit nga policia e Sarandës.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M,” thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi zytar:
Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.
(K.H/Faxweb.al)