Albert Krasniqi është personi i cili u ekzekuua pasditen e sotme rreth orës 17:00 në Prishtinë nga babai i tij, Skënder Krasniqi.
Mësohet se ai ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për ushtrimin e dhunës në familje.
Para pak ditëve policia ushtroi një kontroll në banesën e tij, por pa mundur ta arrestonte.
Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin kosovar mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë.
Kujtojmë se Albert Krasniqi është një personazh i njohur i shoëbizit, ku njihet për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit të Hip Popit ‘Babastars’. Ai ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.
Krasniqi gjithashtu është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.