Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U ekzekutua dhe u gropos teksa ishte në kërkim për vrasje, gjykata dënon një prej autorëve të ekzekutimit të Elion Hysës, si u prishën pazaret për drogë në Fushë Krujë

Gjykata ka dënuar një prej autorëve të vrasjes së kryer në Korrik të 2018-tës ndaj Elion Hysës në Fushë Krujë, me 30 vite burg, që në sajë të gjykimit të shkurtuar është konvertuar në 20 vite heqje lirie.

Bëhet fjalë për një prej autorëve, Hysni Rama, i cili së bashku me Agron Tufën, që po gjykohet në mungesë kanë vrarë dhe më pas kanë groposur trupin e Hysës, pas konflikteve për drogën.

Rama ka pranuar pjesëmarjen në krim dhe groposjen e Elion Hysës në arën e mbjellë me hashash, duke hyrë në këtë gjykim me procedurë të shkurtuar. Mësohet se shkak i kësaj vrasje kanë qenë disa borxhe financiare dhe humbja e 50 kg hashash, për të cilën autorët bënin përgjegjës viktimën.

Ndërkohë, Agron Tufa, i akuzuari si autori kryesor i vrasjes së Elion Hysës ose siç njihet në zonë si “Piku Fajdexhiu”, vijon të gjykohet në mungesë, për shkak se është larguar në Greqi, duke mos u arrestuar ende.

Sipas dosjes së prokurorisë, Hysa u qëllua me një plumb në kokë, pas debateve të ashpra me dy autorëve të krimit Hysni Rama dhe Agron Tufa, për punën e borgjeve financiare dhe hashashit.

Viktima ishte në kërkim policor për vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë, por qëndronte i lirë dhe pa u shqetësuar nga askush, në zonën e Laçit, Fushë-Krujës dhe Tiranës.

Hetimet e kryera nga prokuroria e Krujës tregojnë se viktima njihej me disa emra në zonë si Kejsi Hysa, Elion Hysa dhe Piku Hysa, ose “Piku Fajdexhiu”, për shkak se merrej dhe me dhënien e parave me fajde.

Hysa gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes, por qëndronte i lirë në këtë zonë, dhe s’e ndalonte askush edhe pse bënte aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”, shkruan shqiptarja.com.

Konflikti për 50 kg hashash të humbur

Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën, Hysa e paguante 100 deri në 200 euro, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qënë e sukseshme, pasi sipas pretendimit të Hysni Ramës, sasia e drogës i ishte vjedhur nga persona të paidentifikuar. Kur është vënë në dijeni të këtij fakti, Elion Hysa ka filluar presionet dhe kërcënimet për vrasje, nëse Rama nuk i jepte 15 mijë euro. Kjo shifër financiare ka lindur si çmimi i vendosur nga Hyka për 50 kg mall drogë të humbur në banesën e Hysni Ramës.

Takimi për marrjen e lekëve, vrasja e më pas groposja

Rezulton se Rama dhe Hysa, kanë lënë një takim të fundit për t’u sqaruar dhe dhënë një pjesë të parave, ku Hysni Rama në këtë takim i ka thënë Elion Hysës se kishte arritur të grumbullonte vetëm 1 milion lekë të vjetra Kejsi është revoltuar dhe ka bërtitur “me kë tallesh ti?” dhe pas kësaj ka filluar ta shajë me fjalë fyese në adresë të familjes.

Në këtë moment janë përleshur dhe Elion Hysa, ka nxjerrë pistoletën, ja ka vënë në kokë dhe e ka detyruar të shkojë në drejtim të parcelës, ku ishte kultivuar bima narkotike. Mbasi ka ecur disa metra, sipas të ndaluarit, është dëgjuar një e shtënë arme dhe Elioni ka rënë në tokë. Në këtë moment ka parë shokun e tij Agron Tufën, me një pushkë në dorë. Duke ju drejtuar Agronit i ka thënë “ç’na bëre, ku do shkojmë tani…?”, por Agroni i është përgjigjur “po tregove do të vras edhe ty dhe fëmijët, se po e morën vesh njerëzit e Kejvit, do të na vrasin të dyve”.

Në këto kushte kanë rënë dakord të dy, që kufomën ta groposnin. Automjetin e viktimës, nuk e levizën nga vendi dhe së bashku me Agronin, pas vrasjes shkuan për të luajtur bilardo. Prej këtej, thuhet në dosjen e prokurorisë, kanë shkuar në shtëpinë e Agronit, ku kanë ndarë eurot e vjedhura viktimës dhe pastaj Hysni Rama, ka shkuar në shtëpinë e tij për të fjetur. Eurot ja ka dhënë të shoqes, pa i treguar se ç’kishte ndodhur, por duke i thënë se i kishte fituar nga shitja e lëndës narkotike dhe i ka kërkuar që t’i çonte në shtëpinë e babait të saj.

Sendet e tjera i ka fshehur në hyrje të shtëpisë së tij poshtë një blloku betoni. Nga hetimet rezulton se pas vrasjes, vëllai i Elion Hysës, dhe disa nga familjarët e tij, e kanë detyruar Hysni Ramën, të hipë në makinë, duke i bërë presion të tregonte të vërtetën për vëllain e tyre.

Por fatmirësisht, Agron Tufa, ka njoftuar policinë dhe Rama është lënë i lirë, sapo personat kanë parë prezencën e policisë. Kujtojmë që një pjesë e përgjegjësisë së kësaj ngjarje bie dhe mbi unifomat blu të zonës, të cilat nuk kanë qënë në gjëndje të identifikojnë dhe arrestojnë, të kërkuarin për një vrasje në Sarandëe, Kejvi Hysa, që qëndronte në zonë krejt i lirë dhe pa u shqetësuar nga askush dhe që me vete mbante një pistoletë, e radio policie.

Lexo edhe:

‘’Nuk kishim, çfarë t’i jepnim?!”, flet autori i vrasjes për 7 mijë euro në Laç: Ku nisi konflikti me Hysën

Detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit nga Laçi, u gjet i vrarë me plumb në kokë, si u zbuluan autorët

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close