AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U dhunua nga dy të rinjtë, flet turisti rus: Më goditën pas koke, më kërkuan ti jepja…

Një turist nga Rusia ka denoncuar ditën e sotme në redaksinë e Faxweb.al dhunën e dy të rinjëve nga qyteti ndaj tij.

Turisti rus Sergey Dzambula shprehet se ai ka parë dy të rinj duke keqtrajtuar një qen dhe ka ndërhyrë për ti ndaluar. Për këtë ngjarje, shtetasi rus ka bërë denoncimin në polici.

Menjëherë pas daljes nga policia, turisti ka folur për Faxweb. Dzambula ka thënë se kishte parë katër adoleshent që po sulmonin një qen, dhe kishte njoftuar policinë. Gjithashtu, ai i kishte filmuar të rinjtë, por ata i kishin kërkuar telefonin që kishte fotot.

Në momentin që shteti rus nuk ka pranuar tu jap telefonin, dy nga adoleshentët e kanë goditur dhe kanë hedhur në tokë.

“Isha në apartamentin tim kur pash 4 persona, adoleshentë që po sulmonin një qen, mora dylbi ë shikoja më mirë ngjarjen, sapo e vërtetova që po sulmonin qenin, telefonova policinë edhe më pas zbrita poshtë ti bëja foto, në momentin që i bera foto dy prej cunave mu afruan, më kërkuan të më merrnin telefonin që të me merrnin fotot që i bera, kur nuk pranova që t’ja jepja filluan të më godisnin, më goditen pas kokë, rrash në shesh, edhe aty u vrava tek duart.

Filluan më pas të me godisnin sërisht, edhe kur un isha në shesh, edhe më pas u larguan, nuk doja ti bëja keq atyre dy adoleshentëve, doja vetëm ti ndaloia që mos të vrisnin kafshën e gjorë, por ata me sulmuan pa të drejtë duke u munduar te më thyenin telefonin. Shkova në fillim në spital për tu mjekuar, pasi u mjekova erdha në polici dhe bera denoncimin.

Në dhomën kur u mora në pyetje dhashë deklaratën time, fletën që shkruajta në rusisht e firmosa, ndërsa fleten tjeter që erdhi nga policia nuk e firmosa pasi nuk dija çfarë ishte shkruar aty, tani po pres që policia e Vlores të kontaktoj ambasadën ruse edhe më pas ata të më sjellin fletën e perkthyer në rusisht qe të mund ta firmos edhe çështja ime të shkoj në proces gjyqesor ndaj atyre cunave”.

I riu rus Sergey Dzambula ka shpjeguar se u ka kërkuar të rinjëve të mos e dhunonin kafshën ndërsa ata i janë kundërvene. Ngjarja sipas Dzambula ka ndodhur në lagjën Uje i Ftohtë.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *