Rreth 20 afganë janë gjetur në Novoselë të Vlorës, për shkak se janë mashtruar nga taksistë shqiptarë.
Ata i kanë treaguar gazetares së Fax news Afrovita Hysaj se janë mashtruar nga taksistët shqiptarë, të cilëve iu kishin kërkuar që ti dërgonin nga Tirana në drejtim të Shkodrës, por që këta të fundit i kanë dërguar në Vlorë.
Mësohet se trafiku i klandestinëve është kryer për vlerën e 700 eurove për person, ndërsa qëllimi i tyre ka qenë që të drejtohen drejt vendeve të BE-së.
“Kemi qenë një javë në kamp në Tiranë, donim të iknim në Shkodër. Taksistët shqiptar, me ata që ishim lidhur, na morën lekët dhe në lanë këtu”, shprehen afganët, që të gjithë të moshave të reja.
Rrëfimet:
-Duam të kalojmë për në Bosnje, për në Serbi, Gjermani.. ku të jetë..në vendin tonë luftohet, ka lufte, ishim të pasigurt. Jam këtu me gjithë familjen time. Fëmijët, gruan, motrën..
-Jam me fëmijë të vogël, është shumë e vështirë. Paguam lekët nga 700 euro. Na lanë këtu ne rrugë. Nuk kemi më lekë. Nuk kam qumësht për fëmijen jemi pa ngrënë. Është ftohtë. Jemi bërë ujë.
-Ikëm se ishte e rrezikshme. Jemi shpërndarë. Unë jam 19 vjeçe, më quajnë Melika. Jam këtu vetëm. Nëna më mbeti në Iran, babai dhe vëllai janë në Greqi. Jam vetem. Kam frike. Nuk kemi per të ngrenë.
Shqipëria është shndërruar në një pikë kalimi i qindra emigrantëve që vijnë nga vendet e lindjes, dhe që synojnë të shkojnë drejt europës, në kërkim të një jete më të mirë, dhe jashtë ndikimit të luftërave.