Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U dha 72 orë kohë portaleve për tu regjistruar, AKEP reagon pas skadimit të afatit

Pas skadimit të afatit prej 72 orësh që AKEP u la 44 portaleve për t’u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton se poseduesit dhe administruesit e domaineve kanë reaguar pozitivisht me përjashtim të ndonjë domaini të pa identifikueshëm.

Ndërkohë më herët OSBE u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

NJOFTIMI I PLOTË
Pas angazhimit sensibilizues të AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi për raportimin dhe rinovimin e informacionit të dhënë gjatë regjistrimit të emrave të domaineve përfshirë publikimin e tyre, AKEP informon median dhe publikun se të gjithë  poseduesit, dhe/ose administruesit e domaineve kanë reaguar pozitivisht me përjashtim të ndonjë domaini të pa identifikueshëm. Pas këtij hapi të parë formalizues, AKEP po përgatit fillimin e procedurës administrative të pezullimit, bllokimit apo mbylljes për domainet .al apo nëndomainet e tij të cilat nuk janë vetë-identifikuar.

AKEP në përputhje me përcaktimet e parashikuara në Rregulloren nr. 2/2008(e ndryshuar) “Për administrimin e domaineve .al dhe nëndomaineve .com.al, .org.al .net.al .edu.al .gov.al dhe mil.al”., siguron se do të jetë garant i ligjshmërisë në këtë fushë për të arritur standardet Evropiane të transparencës dhe se në vazhdimësi do të ndjekë me kujdes e seriozitet vijimin e proceseve të rinovimit të informacioneve të detyrueshme për tu publikuar, pasi mos-përditësimi i tyre çon në procedurat e pezullimit, bllokimit apo mbylljes së emrave të domaineve.

Duke falenderuar të gjithë përdoruesit dhe poseduesit e domaineve për reagimin pozitiv në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore, AKEP mbetet i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet, entet publike dhe strukturat e tjera të ngarkuara nga ligje të veçanta që ky proces të konkludohet me eficensë sa më të plotë dhe ti shërbejë sa më gjerë interesit publik.

Për më shumë informacion për poseduesit dhe përdoruesit e domaineve .al, lutemi komunikoni nëpërmjet adresës së e-mail domain@akep.al ose pranë Regjistruesit ku keni regjistruar domainin ose nëndomainin .al.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *