Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

U dërgua si “shpëtimtari” i Shkodrës nga koronavirusi, Zv.ministri kërkon ndihmën e drejtuesve të Komuniteteve Fetare

Shkodra është një ndër qarqet më të prekura nga koronavirusi në Shqipëri.

Masat që linin për të dëshiruar në këtë qytet çuan në shkarkimin e Prefektit të këtij qarku.

Për koordinimin e situatës pandmike në Shkodër u komandua me kompetencat e Prefektit Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Ajo që vihet re në një ndër strategjite e tij parandaluese ndaj koronavirusit është ndihma që u kërkoi krerëve të  komuniteteve fetare për thirrje e qytetarëve për sensibilizim.

Në një lidhje online me drejtuesit e komuniteteve fetare në Shkodër, ka përcjellë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët në këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi.

Lamallari shprehet së është e nevojshme që zemrave të besimtarëve shkodranë t’u bëhet një thirrje për respektimin e masave të marra nga qeveria për parandalimin e virusit, nga përfaqësuesit e tyre fetarë.

Shkodra është qyteti i dytë pas Tiranës, me numrin më të lartë të të infektuarve nga Covid-19.

Të tre përfaqësuesit janë bërë bashkë në thirrjen drejtuar qytetarëve shkodranë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe familjarët, duke mos e humbur besimin në Zot.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *