Samsung kërkoi falje pasi aksidentalisht u dërgoi një sinjal alarmi mijëra pajisjeve gjatë natës.
Shumë njerëz u zgjuan pasi morën njoftimin në celularët e tyre, dhe pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur.
Mësohet se njoftimi ka ardhur në aplikacionin ‘Find My Mobile’.
Kompania thotë se gjithçka erdhi pas një gabimi teksa po bëheshin testime të brendshme. Samsung thotë se asnjë dëm nuk iu është shkaktuar celularëve, e megjithatë gjen vend të kërkojnë ndjesë për shqetësimin e krijuar.