05:39 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U dënua me burg përjetë, ja çfarë tha në Gjykatë vrasësi i Fildez Hafizit

12:36 | 17/01/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Në 14 shkurt donte të dilte me shoqen, pse lebzike je i thashë?!”, Fadil Kasemi dëshmon në Gjykatë: I pagova shkollën!

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur burg për jetë për Fadil Kasemin, i cili vrau bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë, pas një procesi që ka zgjatur për rreth një vit e gjysmë. Kasemi është gjetur fajtor për të treja akuzat që janë: Armëmbajtje pa leje, vrasje me dashje dhe rrëmbim personi.

Mbrojtja pretendoi se organi i akuzës ka dhënë vetëm një akuzë copy paste, duke mos argumentuar për motivet e vrasjes.

Ai gjithashtu tha që ai duhet të dënohet maksimumi 25 vite burg, pasi motivet duhet të jenë lehtësuese. Nuk bëhet fjalë vetëm për xhelozi, por bëhet fjalë për tradhëti bashkëshortore dhe mosmirënjohje.

Ndërkohë vetë Kasemi ka kërkuar falje, ndërsa shton se të parëve që iu kërkon ndjesë janë fëmijët e tij.

“Jam i penduar, kërkoj drejtësi. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe nuk dua falje nga ata. Dua vetëm të pranojnë ndihma financiare nga hallat dhe xhajat e tyre”, është shprehur Kasemi.

Kasemi dhe më herët ka pretenduar se ai ka dhënë kountribut për shkollimin e Hafizit, që më pas i është hedhur poshtë nga ish-bashkëshortja.

“Për shkollën e magjistraturës e kam financuar unë edhe pse e kam bërë në një mënyrë jo të ndershme dhe jo ligjore. Deri para magjistraturës marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të mira. Më pas filloi të më thoshte shprehje që nuk i kuptoja.

Më mbyllte telefonin, më thoshte si do fëmijët, më thoshte që kaq të urtë jeni si vëllezër të gjithë, ke ndonjë armë të fshehur diku.

Një ditë pashë vjehrrën që mblidhte fotot e fëmijëve dhe Fildezit dhe më ka bërë përshtypje. Bënim nga një muaj pushime dhe së bashku me prindërit e saj, që i kisha me vehte.

U kam paguar qeranë për 15 vite dhe asnjëherë s’jam interesuar sa e ka pasur gruaja ime rrogën. Më 13 shkurt 2015 i kam thënë Fildezes se ku do shkojmë për 14 shkurtin të festojmë.

Më tha që do dal me një shoqe se më ka blere nje shall,por unë i thashë mos është gjë lesbike shoqja. Më 2 mars 2015 më tha do iki tek babai duke më thënë çfarë do bëjmë se kështu nuk shtyhet.

U zgjuan fëmijët dhe unë ika. E mora në telefon dhe i thashë prit të vij. Ajo kishte marrë një person dhe filloi të nxirrte rrobat jashtë duke më thënë se do iki tek babai. Fejesën e Fildezes me mua e kam financuar unë.

Financimin e saj dhe emërimin në punë si edukatore dhe si drejtoreshë kopshti e kam financuar unë”, deklaronte Kasemi në një nga seancat gjyqësore.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

DOSJA e plotë/ Kush janë biznesmenët që i shkaktuan shtetit 18 miliardë lekë, si funksiononte skema abuzive

Para

Veliaj shkon në Astir, banorët e presin me protesta: Shumë shpejt do të shihni përgjigjen që do të marrë Rama

Para
Veliaj shkon në Astir, banorët e presin me protesta: Shumë shpejt do të shihni përgjigjen që do të marrë Rama

Veliaj shkon në Astir, banorët e presin me protesta: Shumë shpejt do të shihni përgjigjen që do të marrë Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.