Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

U dënua me 8 vite burgim për vrasjen e policit, por gjykatat harruan ta çojnë në qeli shqiptarin

Për më shumë se 5 muaj, i dënuari me 8 vjet burgim Adonis Gashi, për ndihmë në kryerje të veprës penale: vrasje e rëndë ishte lënë i lirë nga organet e drejtësisë.

Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit, 4 nga 5 të dënuarve për vrasjen e policit Shemsedin Gashi, ua kishte ashpërsuar dënimin, raporton KTV.

Në mesin e tyre ishte edhe Adonis Gashi, i cili në kohën kur ishte marrë vendimi për dënimin e tij, gjendej në liri pasi  kishte kryer një pjesë të dënimit të dhënë nga Gjykata e shkallës së parë.

Por, që nga muaji mars deri në shtator të vitit të kaluar, as Gjykata e Apelit e as ajo Themelore nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për t’u siguruar që Gashi të shkonte në vuajtje të dënimit.

Ndonëse në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhej se Gashit i ishte ashpërsuar dënimi në 8 vjet, aty nuk ishte bërë fare kërkesë që të lëshohet urdhër për ta arrestuar dhe dërguar atë në burg.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, e pranon se në këtë rast, gjyqtarët e Apelit kishin bërë lëshim, duke mos kërkuar arrestimin e tij në momentin e shpalljes së aktgjykimit.

Por, sipas Shalës, lëshimin më të madh në këtë rast e ka bërë Gjykata Themelore e Prishtinës, që sipas tij, nuk është përkujdesur që pas 15 ditësh ta lëshojë urdhërarrestin ndaj Gashit.

Por, Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes një përgjigjeje, ka sqaruar rrethanat dhe kohën e lëshimit të këtij urdhërarresti.

Në këtë përgjigje, thuhet se pasi aktgjykimi ishte bërë i plotfuqishëm, Zyra për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale të kësaj Gjykate, më 17 qershor kishte lëshuar urdhëresë për paraqitjen në institucionin për mbajtje të dënimit për të dënuarin, Adonis Gashi.

E pas gati një muaj kur Shërbimi Korrektues e kishte njoftuar gjykatën se i dënuari nuk po paraqitej për vuajtje të dënimit, Gjykata Themelore me 1 një muaj e gjysmë vonesë kishte lëshuar urdhërarrest për Gashin.

Sipas nenit 372 të Kodit të Procedurës Penale, trupi gjykues obligohet të lëshojë urdhërarrest, nëse i dënuari me aktgjykim të formë së prerë nuk paraqitet për vuajtje të dënimit ose ikën jashtë vendit.

Ndërkohë, Adonis Gashi ishte njëri prej tre personave i cili kishte qëndruar në një qeli me Astrit Deharin, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Për këtë, ai është në mesin e disa dëshmitarëve të propozuar që të intervistohen nga Prokuroria Speciale për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes.

 

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *