Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, personit që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit, kërkon ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër e grupit të dënuar ne Shkallë të Parë për grabitjr te disa blindave me armë.
Ne Apel janë zhvilluar rreth 90 seanca që kanë dështuar njëra pas tjetrës, për arsye procedurale, e herë për mungesë avokatësh.
Kërkesa e Aleksandër Muratajt është bërë në Gjykatë me argumentin se në 4 vite paraburgim është i vetmi që paraqitet për gjykim, duke kërkuar gjykim më të shpejt.
Murataj është dënuar me 16 vite burg në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli nuk ka arritur të mbyll shqyrtimin dhe procesi është zvarritur, prej 3 vitesh.