Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U dënua me 1 vit burg, Presidenti Meta pret në zyrë ish-deputetin Salianji

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ervin Salianjin në zyrën e tij në Presidencë. Takimi vjen, një ditë pasi Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit burg ish-deputetin për ‘kallëzim të rremë’ për rastin ‘Babale’.

Në lidhje me këtë takim Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Meta ka bërë një status në Facebook ku shkruan se:

Presidenti i Republikës Sh. T. Z Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ervin Salianji, për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kreu i Shtetit e inkurajoi z.Salianji, që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive.

Kreu i Shtetit e garantoi z.Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent.’, shkruan zëdhënësi Blushi.

Dje, ish-deputeti e cilësoi vendimi si ‘politik’ duke akuzuar dhe gjyqtarin e çështjes Artan Gjermenin si person të inkriminuar dhe anëtar të bandës së Lushnjës.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha në një dalje për mediat i cili paralajmëroi kryeministrin Rama se me gjyqe politike nuk do të mund ti mbyllë gojën opozitës për të thënë të vërtetat të cilat lidhin këtë maxhorancë qeverisëse me krimin e organizuar.

Rasti ‘Babale’ u bë publik nga PD më shumë se një vit më parë ku në disa përgjime audio personazhi në fjalë, Albert Veliu, dyshohej se bisedonte me vëllain e Fatmir Xhës, Agron Xhafën për trafik droge.

Ky i fundit pas bërjes publik të rastit u nis drejt Italisë vullnetarisht për të shlyer dënimin e mbetur për llogari të drejtësisë italiane, dhe u shfajësua nga vetë kryeministri Rama i cili menjëherë pas daljes në dritë të këtij përgjimi tha se ishte marrë personalisht me ekspertizën e audios dhe se nuk ishte zëri autentik i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Nga ana tjetër menjëherë më pas prokuroria nisi hetimet ndaj Ervin Salianjit, Albert Veliut, Fredi Alizotit dhe gazetarit Jetmir Olldashi me akuzën ‘kallëzim i rremë’.

Fredi Alizoti ishte një personazh i cili hyri më pas në skenë duke pretenduar se i ishin premtuar 200 mijë dollarë nga PD dhe një deputet me mbiemrin Salianji që të aktronte zërin e Agron Xhafës në audion e regjistruar për afera kriminale.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *