Është rikthyer në funksion sistemi TIMS në pikën kufitare të Kapshticës pas sulmit kibernetik që goditi vendin tonë një ditë më parë.
Megjithatë burime bëjnë me dije se ky sistem po punon shumë ngadalë.
Po ashtu është rikthyer në punë sistemi “TIMS” në Kakavije. Tashmë po punohet përmes këtij sistemi por ngadalë. Kujtojmë se sistemi “TIMS” u bllokua në Pikën Kufitare të Kakavijes rreth orës 20:00 të datës 9 shtator.
Ndërsa sa i përket situatës së automjeteve në këtë pikë është normale. Ndërkohë në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk është rikthyer ende sistemi.
Sistemi TIMS në këtë pikë vijon të jetë i bllokuar ndërkohë që po punohet për rikthimin në normalitet të tij.
Bllokimi i sistemit shkaktoi radhë të gjata automjetesh.
Sistemi TIMS nuk funksionon as në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe as në Portin Detar në Sarandë. Sherbimi për kontrollin e kalimtarëve drejt Greqisë bëhet në mënyrë manuale. Nuk ka pasur probleme. Ndërsa nuk ka pasur fluks.