AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U bërtiste pensionistëve në treg para fytyrës pa maska dhe pa doreza, Rama u paraprin komenteve: Duke qenë se ju njoh mirë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas inspektimit që ka zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet, ku u has me disa pensionistë në rrugë të cilëve u bërtiste duke u thënë të shkojnë në shtëpi dhe që dëgjohej qartë në videon e filmuar nga Fax News.

Kryeministri ka konstatuar se situata në tregje paraqitej e mjaft pozitive, ndërkohë që shton se pensionistët që dalin nga shtëpia janë edhe më të rrezikuarit.

Duke i paraprirë komentuesve në rrjetet sociale pasi nuk kishte as maska as doreza, Rama shkruan “kemi përsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi.”

Postimi i plotë

“SOT NË DISA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

🔴 PROBLEM PENSIONISTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

🔴 RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka😊
E e kemi përsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur 👍”- shkruan Rama.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *