AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

U bënë prindër një muaj më parë, bashkëshortja e Gaz Pajës hedh foton e ëmbël të djalit

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor, dhe që prej lajmit të bukur, janë treguar tepër të rezervuar për të publikuar foto të foshnjës. Ira solli në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Dard, dhe çifti vendosi ta ndajë lajmin e bukur me ndjekësit në rrjete sociale.

Por përpos emrit, Gazi dhe Ira nuk kanë publikuar gjë tjetër nga koha e tyre si prindër, të paktën deri më sot. Ka qenë Ira ajo e cila nuk mundi t’i rezistonte kësaj fotoje, ku Dard shfaq vetëm këmbët e tij të vogla.

Këtë periudhë dimri, Ira po e kalon me vogëlushin e saj, i cili po rritet dita ditës. “Dard”, shkruan ajo ndërsa në foto shfaqen paliçetat me arush të vogëlushit dhe një arush pellush. Epo nëse prisnit të shihnit fytyrën, do na duhet edhe ca kohë!

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *