AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“U bënë kohë pa punë, opozita kërkon të rihyjë në Kuvend”, Fuga: Zgjedhjet e parakohshme, në favor të qeverisë

Akademiku Artan Fuga ka komentuar vendimin e opozitës për t’u ulur në të njëjtën tryezë me mazhorancën për reformën zgjedhore.

Në një postim në “Facebook”, Fuga u shpreh se deklaratat se tani do të bëhen zgjedhje të parakohshme janë të gabuara. Sipas tij, nëse realizohen këto zgjedhje, atëherë fiton qeveria. Fuga shtoi se opozita po kërkon të rikthehet në Kuvend dhe prandaj i bën këto lëvizje.

“Dëgjova një kryetar partie opozitare që u shpreh se kompromisi për kodin zgjedhor ka sens nëse bëhen zgjedhjet e parakohshme këtë pranverë. Llogaritje krejt e gabuar!!! Zgjedhjet e parakohëshme tani janë tërësisht në favor të qeverisë dhe në dëm të opozitës.

Kjo e thënë ftohtë dhe me neutralitet. Ndoshta deputetët e opozitës nxitohen të rihyjnë në Kuvend sepse helbete u bë kohë pa punë, por sa për rezultatin politik të zgjedhjeve të parakohshme, e sigurt që është në shërbim të qeverisë.

Hapi më i zgjuar i qeverisë do të kishte qenë pikërisht shpërndarja e këtij parlamenti kukull dhe mjaft karagjoz duke e ndërprerë rënien e saj para kohe dhe marrë veten me një fushatë elektorale”, u shpreh Artan Fuga.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *