Është liruar nga burgu përkundrejt garancisë pasurore ish-drejtori i Aluiznit në Durrës, Arben Isaku.
Ai u vu në pranga pak javë më parë, për shkak se akuzohej se nuk kishte kryer si duhet detyrën, dhe ishte përgjegjës për disa nga pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.
Bashkë me të është liruar nga burgu edhe Klajdi Lajme, ish-inspektor i IKMT.
Isaku ka mbajtur për disa dite me radhë postin e numrit dy të PS-së në Durrës. Ai ka qëenë sekretar i Përgjithshëm i degës së PS-së në Durrës.
Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.