Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U arrestuan gjatë megaoperacionit “Volvo4”, ish-deputetët e PS-së dhe pjesëtarët e grupit “Avdylaj” nesër në Gjykatë (Detaje)

24 të arrestuarit e “Volvo 4”  dalin nesër në Gjykatën e Apelit. Mësohet se të arrestuarit kërkojnë ndryshimin e masës të dënimit. Mes të arrestuarve janë edhe dy ish-deputetët e PS-ës, Arben Çukos dhe Arben Ndoka.

Ne kuadër të këtij operacioni u arrestuan 27 persona mes tyre edhe ata të fisit Avdylaj në Shijak.  Gjykata la në burg pa afat 24 persona, 8 arrest shtëpie dhe 2 në detyrim paraqitje, të cilët kanë ankimuar vendimin e shkallës së parë të Krimeve të Rënda pak kohë më parë.

Operacioni:

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

  1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
    Flamur Çela, 48 vjeç
    3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
    4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
    5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:

  1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
    Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
    3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
    4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
    5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
    6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
    7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
    8. Elton Shehaj, nga Tirana;
    9. Armand Spiro, nga Tirana;
    10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
    11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
    12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
    13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
    14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
    15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
    16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
    17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
    18. Elis Guri, nga Shkodra.
    19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

  1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
    Jasin Abdul, nga Saranda;
    3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.

(J.D/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.