Kritiku më i zëshëm i pushtetit të Vladimit Putinit, Alexei Navalny, tashmë gjendet në dhomat e paraburgimit, pasi u arrestua sapo zbriti në Moskë.
Byroja për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale njoftoi se politikani rus do të jetë në burg deri në vendimin e ardhshëm të gjykatës. Shërbimi njoftoi se ishte lëshuar një urdhër-arrest për opozitarin më 29 dhjetor 2020, për “shkelje të shumta të rregullave”, ndërsa ishte në liri me kusht.
“Masa e mëtejshme do të përcaktohet nga gjykata dhe deri atëherë do të jetë në burg”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësja i Navalny, Kira Jarmysh deklaroi në Twitter se Navalny nuk iu tha arsyeja e arrestimit në kontrollin e pasaportës teksa gruaja e tij, Julia dhe avokati i tij, nuk u lejuan të shkonin me të.
“Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh me të, dhe ku e çuan atë”, u shpreh zëdhënësja e tij.
Kundërshtari i presidentit rus, Vladimir Putin ishte në Gjermani, ku u transferua në gusht pasi u sëmur papritmas në Siberi. Laboratorët në Evropën Perëndimore kanë arritur në përfundimin se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor.
Navalny akuzoi Presidentin Rus Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit dhe vrasjen e tij. Kremlini ka mohuar akuzat.