AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U arrestua për përhapje paniku në rrjetet sociale, gjykata e Durrësit vendos për Xhuliana Aliajn

Gjykata e Durrësit  ka vendosur “detyrim paraqitje”  dy herë në muaj për studenten Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua pak ditë për përhapje paniku në rrjetet sociale.

Xhulia Aliaj është vajza që u arrestua mëngjesin e datës 29 nëntor nga forcat e policisë. Arsyeja e prangosjes së saj ishte përhapja e panikut në rrjetet sociale. Ajo kishte postuar në “Facebook” një status ku kërkonte nga shteti që të vlerësojë gjedjen e depozitave me naftë dhe gaz.

“I lutemi shtetit dhe autoriteteve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me naftë dhe gaz. Kemi shumë frikë! Presim përgjigje!”, ka shkruar Aliaj.

Por kjo thirrje e Xhulias erdhi pas një shkrimi që kishte bërë organi i Selisë së Shenjtë, Vatikan, avvenire.it. Në këtë shkrim ngrihet alarmi për çarjen e depozitave të gazit në Porto Romano.

Pra, Xhulia Aliaj i është referuar këtij shkrimi për postimin e saj, i cili u bë sebep që e reja të arrestohet. Prangosja e saj erdhi pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama për gazetarët dhe qytetarët se do ta pësojnë nëse përhapin lajme të rreme.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *