AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U arrestua për 12 mijë lekë të vjetra, ILD reagon për vetëvrasjen e të burgosurit te 313

Inspekoriati i Lartë i Drejtësisë ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Burgun ‘313’ në kyeqytet ku një i dënuar u raportua se është vetëvarur.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani bën me dije se është njohur nga mediat me rastin në fjalë dhe thekson se do të kryhen të gjitha procedurat për verifikimin e situatës.

Reagimi i ILD:

REAGIM I INSPEKTORIT TE LARTE TE DREJTESISE PER NGJARJEN NE BURGUN 313

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjecarit B.H. në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural.

Bilbil Hasani, i cili u vetëvar mëngjesin e sotëm në banjon e burgut “313” me çarçaf është kapur nga policia dhe gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa priste dënimin, prej pothuajse një viti.

Burime të sigurta konfirmojnë për Fax neës se Hasani është arrestuar për vjedhjen e vetëm 1200 lekëve të reja dhe në këtë mënyrë çështja ka kaluar në gjykatë dhe pritej zhvillimi i seancës paraprake.

Hasani, në nivele të larta stresi e depresioni i dha fund jetës, duke lënë pas familjen, vetëm për 1200 lekë te reja, çka tregon edhe njëherë tjetër mbi problemet që ka sot sistemi i drejtësisë në vendin tonë.

Kjo tregon dhe njëherë tjetër dështimin e strukturave shtetërore, ku jo pak herë thuhet se në burgje kanë mbetur vetëm hallexhinjtë, ndërsa janë lënë të lirë të dënuar VIP.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *