Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Xhiliano Xhoxhi, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia italiane. Xhoxhi është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve të forta narkotike.
Në 2016, një operacion i koduar “Poter-al”, çoi në arrestimin e disa personave mes tyre edhe djalin e ish- deputetit Vangjel Tavanxhit, Ervin Tavanxhi.
Operacioni “Poter-al”:
Grupi ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, në kuadër të operacionit të koduar” Poter-al”. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj. Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal “Poter-Al”. Ilir Koçiaj, të njohur si kreu i këtij grupi u dënua me 16 vjet burg.
Sakaq Xhiljano Xhoxhi është dënuar me 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.
Anëtarët
Ilir Koçiaj, nga Elbasani
Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi
Zamir Vadardha, nga Shijaku
Bledi Balliu, nga Fieri
Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri
Leonard Çobaj, nga Vlora
Ervin Tavanxhi, nga Elbasani
Xhiliano Xhoxhi
Malvin Toto
Bisera Pudiç, shtetase kroate
Gëzim Mekaj
Robert Peçi
Kjo organizata kriminale në fjalë drejtohej nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë ishte Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona bënë të mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën gjashtë shtete të ndryshme të botës.
Anëtarët
Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi u zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj.
Trafiku
Kryesisht aktiviteti i organizatës ishte zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Holandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast u tentuar trafikimi edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali
Sekuestrimet
Prokuroria shqiptare bëri të mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milionë lekë të reja. Gjithashtu u sekuestruan edhe katër automjete luksoze tip “Mercedes Benz” prodhime të viteve të fundit.
Droga
Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale sollën edhe sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrinin në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004.