Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U aludua se kërkuan dëmshpërblim, flet babai i Andi Malokut: E dëgjova në televizor, ç’a dëmshpërblimi do kërkoj për djalin unë

Disa ditë më parë u bë publik lajmi i dalë nga gjykata, se familjarët e Andi Malokut, të riut të mbetur i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019, në makinën e prokurorit Arjan Ndoj, kërkuan në Gjykatë dëmshpërblim pasuror ndaj dy të pandehurve, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Në përfundim të seancës së sotme babai i të ndjerit u shpreh se nuk është e vërtetë që ai të ketë kërkuar një dëmshpërblim të tillë.

“Ç’a dëmshpërblimi do kërkoj për djalin unë. Dëgjova në televizor dëmshpërblim, unë nuk kërkoj dëmshpërblim, ç’a dëmshpërblimi thoni”, tha babai i të ndjerit Andi Maloku.

Nga ana tjetër avokati i familjarëve të viktimës u shpreh se të gjithë po merren me dëmshpërblimin dhe lekët dhe nuk po merren me arsyen se pse i pranishëm në seancë për dhënien e masës së sigurisë ishte dhe vetë zëvendëskryeministri.

Gjithashtu ai u shpreh se media duhet të merret me faktin se përse çështja ka ardhur në gjykatë pa një motiv vrasjeje nga prokuroria dhe jo me lekët e dëmshpërblimit.

“Për sa i përket dëmshpërblimit ai thotë se do ja japë gazetares që ka bërë intervistën, që të zbardhim çështje që janë shumë herë më të rëndësishme. Ligji e ka parashikuar me shumë qartë si bëhet një padi civile dhe një padi penale. Jemi në këto kushte kur ne merremi me lekët e dëmshpërblimit dhe nuk merremi pse shkoi zëvendëskryeministri në dhënien e masës së arrestit

Vjen çështja në Gjykatë dhe… Nuk është e vërtetë që kemi kërkuar dëmshpërblim. Si mund të kërkoj para për djalin. Unë nuk i bëj leksione askujt. Kjo padi dorëzohet në momentin e kalimit paraprak në Gjykatë. Nuk ka asnjë vlerë lekë. Këta lekë thotë do t’ja jap gazetares pse zv.kryeministri shkon në sallë gjysmë ore për të bërë presione. Pse vjen çështja në Gjykatë pa një motiv”, tha avokati.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.