Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

U akuzua se e ndoqi me makinë dhe u pezullua me 30 ndeshja, arbitrja zbulon të vërtetën e asaj që ndodhi me trajnerin lushnjar

Tekniku lushnjar u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen Lushnja-AAS, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit kombëtar, takim i zhvilluar mesditën e së martës në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Në fillimin e pjesës së dytë trajneri Korreshi u largua për protesta nga gjyqtarja Kejsi Tafili, që i tregoi kartonin e kuq. Më tej erdhi edhe dënimi i rëndë me 30 javë nga Disiplina.

Kejsi Tafili është prej dy vitesh në arbitrim. Karrierë e nisur si asistente dhe këtë sezon gjykon si kryesore. E tillë ka qenë edhe në fundjavë, në ndeshjen për femra mes Lushnjës dhe Akade- misë AAS. Tafili për “Panorama Sport” tregon ndeshjen, mohon pretendimin e trajnerit ta ketë ndjekur njeri si dhe rrëfen pasionin për arbitrimin.

Si nisi pasioni për arbitrimin?

Ka nisur si një ide për të zbuluar limitet e mia dhe për të zbuluar më tepër nga vetja. Pse të mos e provoj që ta bëj diçka të tillë. Raporti me arbitrimin ka nisur si tifoze dhe ndjekëse e futbollit, për të bërë më pas zgjedhjen që të isha në fushë si arbitre.

Në ndeshjen e fundit, keni dhënë disa të kuq, mes tyre për trajnerin…

Nuk është mirë të japësh të kuq, pasi jam tolerante si arbitre. Por në bazë të rregullores kam nxjerrë 3 të kuq brenda ndeshjes. Megjithatë, kur ndodh që nuk ka më vend për këshilla, nxirret kartoni.

Çfarë ndodhi që është dhënë dënimi me 30 ndeshje për trajnerin?

Nuk mund të flas unë për vendimet. Unë mund të them vetëm që për shkak të reagimeve në lojë, kam ndëshkuar sipas rregullores.

Trajnerit i kanë komunikuar se në relacion keni shkruar që ai ju ka ndjekur me makinë. Si është e vërteta?

Mua nuk më kanë ndjekur. Nuk është e vërtetë. Kaq, mos insistoni më rreth kësaj.

Në rregull, i kujtoni vështirësitë e para kur e nisët?

Realisht nuk kujtoj të kem pasur ndonjë vështirësi të madhe. Megjithatë, një nga gjërat e para me të cilën përballesh është ambientimi, sa ia arrin që të përshtatesh. Ky ka qenë edhe një nga shqetësimet e para nëse do të ambientohesha dot shpejt me lojën, me fushën, me lojtarët, me situata të ndryshme brenda lojës në raport me vendimet.

Çfarë ju ndryshon arbitrimi në jetën e përditshme?

Nuk do të thosha që më ndryshon diçka, por më duhet të bëj stërvitje çdo ditë. Bëhet fjalë për rreth dy orë përgatitje. Stërvitja që bëj nuk më lejon as
të marr peshë të tepërt, pavarësisht se ushqehem jo pak gjatë ditës (qesh…).

Sa vite keni në arbitrim?

Kam dy vite. E kam nisur si asistente, tani jam kryesore.

Ku ndiheni më mirë?
Të jesh kryesore, normalisht që është më emocionuese. E ke gjithë fushën për të vendosur dhe jo vetëm kaq, por për çdo gjë që ndodh në fushë duhet të marrësh një vendim brenda fare pak sekondave. Unë jam shumë bashkëpunuese edhe me koleget dhe dëgjoj edhe prej tyre, nëse ka momente që nuk e kam pasur diçka në këndin tim të shikimit.

Nëse një mike ju pyet për t’iu bashkuar në arbitrim, ia sugjeroni?

Do të ftoja çdo femër që të merrej me sport, pse jo, edhe me arbitrim. Të bën të ndihesh mirë dhe sa më shumë femra të ketë në futboll, aq më e bukur dhe tërheqëse mund të bëhet loja në mbarëvajtjen e saj.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.