Gjykata e Lartë në Stamboll ka liruar nga akuzat biznesmenin shqiptar Sinan Idrizi. Ky i fundit ishte akuzuar për máshtrim, nga një biznesmen turk Adnan Polat, dikur ish-presidenti i Galatasaryt.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Idrizit me 10 vite bùrg, ndërkohë që vetë aksioneri i Air Albania së bashku me avokatin e tij kërkomnin pafajësinë, nga ku më pas edhe Gjykata u shpreh në favorin e tyre.
Pas këtij vendimi ka reaguar dhe vetë Polat, i cili është shprehur kundër Gjykatës duke thënë “unë u máshtrova kurse ai u la I lirë”. Idrizi u akuzua në Maj të këtij viti për máshtrim nga Adnan Polat, në lidhje me marrjen e një shume si paradhënie prej 3.2 milionë eurosh në vitin 2017 nën premtimin e blerjes së kompanisë koncesionare GFI Albania.
Por shitja e kompanisë nuk u krye ndërsa sipas pretendimit të biznesmeni turk atij nuk iu kthye shuma e dhënë në formë kapari. GFI Albania është një kompani koncesionare e dhënë nga qeveria e Partisë Demokratike në vitin 2013 për të vendosur një pigment identifikues në naftën që qarkullon në Shqipëri dhe për kryerjen e kontrolleve në pikat e furnizimit me karburant, me supozimin se një teknologji e tillë do të luftojë kontrabandën e naftës.
Në vitin 2018, Idrizi u shpall nga qeveria e Edi Ramës si pala shqiptare në kompaninë Air Albania, një investim i përbashkët i Ramës dhe presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Burimet financiare të Idrizit, si në rolin e sponsorit të Flamurtarit ashtu edhe në rolin e aksionerit të Air Albania, mbeten mister.
Në intervistat për mediat turke, biznesmeni është shprehur, se pjesë e marrëveshjes per shtijen e GFI Albania ka qenë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ndersa ka theksuar vazhdimisht se shitblerja nuk u realizua, për shkak të mungesës së financimit./Faxweb.al