I riu që mbeti i plagosur në një aksident tre ditë më parë në Gjirokastër, ka nevojë urgjente për gjak.
Franko që punonte si shpërndarës i picave, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të vështirë shëndetësore pas disa operacioneve që ka kryer.
Nevoja për gjak në rastin e tij është urgjente dhe ka qenë e ëma ajo që iu është drejtuar të gjithëve për ndihmë.
Në foton e mëposthme janë edhe të dhënat e nënës së Frankos, për këdo që do t’i dhurojë gjak.
Të nesërmen e aksidentit policia arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërkohë që raportoi se i riu ishte jashtë rrezikut për jetën, gjë që nuk rezulton të jetë e vërtetë.