Marrëveshja e Prespës, e arritur për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, ka nxjerrë shumë qytetarë grekë në protestë.
Mijëra qyetarë kanë dalë sot për të protestuar në qendër të Athinës, ku shprehen kundër kësaj marrëveshjeje pasi sipas tyre cënohet sovraniteti kombëtar dhe shkelet Kushtetuta.
Forca të shumta policore kanë rrethura parlamentin grek, ndërkohë që ka pasur dhe përleshje midis policisë dhe qyetarëve.
Mediet greke raportojnë se një 45 vjeçar është plagosur me thikë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi kanë shkelur njëri tjetrin duke u përpjekur për të dalë nga turma.
Nga ana tjetër mësohet se tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespës në parlament javën e ardhshme, të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro, ndërsa po bëhet një fushatë në rrjetet sociale për mnxjerrjen në shesh e sa më shumë qytetarëve.
Të njëjtat burime raportojnë se kanë mbrritur me qindra autobusë nga e gjithë Greqia, ndërsa tymi e flaka ka pushtuar Athinën.
Policia ka hedhur gazlotësjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa përleshjet vijojnë.
(B.B/ Faxweb.al)