Ka nisur protesta e banorëve të Astirit, të cilët tashmë prej 77 ditësh po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre, pasi rrezikojnë që të shemben në kuadër të ndërtimit të projektit të Unazës së Re.
Banorët përveç dëmshpërblimit 100% të vlerës së pronës, prej ditësh kërkojnë dhe anullimin e projektit pasi sipas tyre është korruptiv.
I pranishëm në protestë deputeti i Partisë Dermokratike, Klevis Balliu u shpreh se cdo ditë që ne dalim këtu ne marrim 100 herë më shumë energji dhe fuqi ku qytetarët janë shtuar kundër vjedhjes dhe grabithes së taksave të qytetarëve.
Ai i bëri thirrje Ramës që të anullojë projektin pasi në të kundërt protesta e francezëve do ti duket lule.
“Të protestosh kundër vjedhjes është detyrë qytetare. Këtu ka forca politike dhe deputetë që i përkrahin këta banorë por ata nuk kanë dalë në protestë për parti politike, por për kauzën e tyre për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Nuk ka rëndësi numri i pjesmarrësve, as pjesmarrja e përfaqësuesve të partive politika por kauza e tyre, dhe kjo kauzë është e drejtë e për këtë edhe ata që na ndjekin përmes ekranit duhet t’i bashkohen kësaj protestë jo për të sjellë dikë tjetër në pushtet por për t’i dhënë fund vjedhjes.
Rrëzimi i Edi Ramës është detyrë kombëtare. Java që do të vijë do të jetë e rëndësishme për të gjithë ne dhe për mbijetesën e demokracisë, pasi ka ardhur koha që politika të dëgjojë interesat e qytetarëve jo interesat e xhepave të tyre. Ka një mënyrë për ta rrëzuar këtë qeveri, është rrevolta kundër këtij sistemi që ka krijuar kjo qeveri, për të treguar se këtu vendos sovrani”, – u shpreh ndër të tjera Balliu.
Nga ana tjetër një nga banorët e Unazës së Re u shpreh se protestat nuk do të ndalojnë pa largimin e Edi Ramës.
“Ta rrëzojmë këtë qeveri, ta rrëzojmë atë kriminel, këtu vendosim ne. Populli e ka vendosur në atë karrige dhe populli e rrëzon nga karrigia. Mos u mashtroni nga propaganda, mos u mashtroni nga gënjeshtrat, mos u mashtroni nga paratë e drogës,” – u shpreh ai.
Një tjetër banorë iu drejtua Kryeministrit duke i thënë: “Në je burrë hajde këtu tek ne. E di që ti nuk do të vish, sepse ti nuk je burrë, je frikacak. Por ti nuk do të bëhesh kurrë burrë sepse nuk të lënë të bëhesh. Kam një mesazh edhe për ata që të vunë në krye të partisë, turp t’ju vijë, ata janë më fajtor se ty që të mbajnë akoma në pushtet”.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2242799692675347/
(F.GJ/FAXWEB.AL)