Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“TVSH në shërbim të arsimimit të nxënësve”, Fuga: Në vend që të transmetojnë Dedën që lidh fijet të vendosen në shërbim të publikut

Qeveria shqiptare ka marrë sot vendimin i cili ka hyrë menjëherë në fuqi për mbylljen e shkullave të arsimit parauniversitar dhe universitar si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit ndërsa opozita ka dhënë propozimet e saj në lidhje mem mënyrë se si duhet të plotësohen orët mësimore që të mos ketë vonesa dhe prapambetje.

Ish-zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, propozoi që të bëhet realizimi i e modeleve të mësimit, nepermjet TVSh, në nje nga kanalet e dedikuara për arsimin detyrues.

Pedagogu Artan Fuga, në një shkrim në rrjetet sociale ka mbështetur idenë e ish ministres, ku thekson se televizioni publik mund të jetë në shërbim të nxënësve në këtë kohë krizash.

“Televizioni Publik në shërbim të arsimimit të nxënësve në kohë krizash!

Eshtë e krejt e mundshme që me përjashtim të kanalit të parë të Radiotelevizionit publik shqiptar, të gjitha kanalet e tjera të vendosen në shërbimit të mësimdhënies në distancë për arsimin parauniversitar, sipas programeve të ndara për klasat e cikleve të ndryshme, me mësuesit më të mirë.

Nga mengjesi deri në darkë!

Të njoftohen oraret javore!

Me Internet nuk bëhet dot sepse jo të gjithë kanë akses në familjet e tyre!

Me mësuesit më të mirë!

Në vend të na transmetojnë filma që janë parë çdo ditë nga dhjetra herë apo të na transmetojnë programe pa vlerë le të vendosen në shërbimin publik!

Përndryshe hajde shohim Dedën si lidh fijet, Neimin si e hedhin në Kurbnesh, punën e komisarit që ishte lojë dhe sidomos Lezen gjithë lezet në majë të eskavatorit!

T’u shërbejnë familjeve në bashkëpunim me dikasterin e arsimit! Prandaj na kushtojnë sa qimet e kokës!”- shkruan Fuga.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *