Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Turqia nuk “reziston” më shumë, pezullon të gjitha fluturimet ndërkombëtare

Turqi ishte ndër vendet e pakta që nuk kishte mbyllur linjat ajrore dhe e vetmja që vazhdonte fluturimet me vendin tonë.

Por si duket  siuata me pandeminë nuk ka gjasa të mira edhe atje dhe për këtë arsye qeveria Turke ka marrë masat e menjëhershme.

Në një fjalim drejtuar kombit Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) Turqia do të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare,përderisa numri i vdekjeve nga pandemia në vend u rrit në 92.

Duke theksuar se Turqia ka klasën më të mirë të shtretërve të kujdesit intensiv për popullatën, Erdogan tha se ata po rrisin prodhimin e respiratorëve.

“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje”, tha presidenti turk, duke i bërë thirrje popullit të qëndrojnë të qetë dhe të mos frikësohen.

“Ne vazhdojmë luftën të vendosur kundër COVID-19, së bashku me popullin tonë, me bindjen se asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se fuqia jonë”, shtoi Erdogan.

Sa i përket transportit të brendshëm, presidenti turk tha se udhëtimet brenda qyteteve tani do t’u nënshtrohen lejes së autoriteteve lokale.

 

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close