FlashSportTe FunditTe Gjitha

Turqia nuk do shqiptarët në stadium! Edi Reja: Dua të shoh vetëm këtë gjë te djemtë e mi

Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Turqi-Shqipëri, që do të luhet ditën e premte, duke e nisur nga përballja dhe kundërshtari:

“E dimë që kemi të bëjmë me një kombëtare të organizuar, që ka disa futbollistë cilësorë, mes tyre Calhanoglu që luan në Serie A dhe un jam italian, ndaj e kam ndjekur. Por, edhe Tosun dhe Burak Ylmaz. Përmenda sulmuesit, sepse janë ata që shënojnë”.

“Na duhet të jemi 100% në kondicionin e duhur dhe të japim më të mirën. Dua që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të japim gjithçka”.

Mungesa e Hysajt? “Sigurisht që është një futbollist me vlera që do të na mungojë, por ajo që dua të shoh është fryma e grupit dhe se si dhe sa jemi rritur në krahasim me ndeshjet e fundit. Nëse jemi rritur, atëherë do të thotë që rruga që kemi nisur është e duhura. Kemi afruar edhe futbollistë të rinj dhe tani dua të shoh vlerën e të gjithëve. Do të isha i kënaqur nëse shoh përmirësim”.

Ndeshja Turqi-Shqipëri, që do të luhet ditën e premte në stadiumin e Fenerbahces, në Stamboll, duhet të rridhte në një klime fair-play dhe jo “armiqësore”, sikur të luanim me Serbinë, por siç duket ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu sikurse i pret. Në Shqipëri, jo vetëm që organizimi ishte perfekt në sfidën e luajtur në “Loro Borici”, por madje pati edhe frymë “Fair Play”, diçka që te pala turke po mungon.

 

Telesport mëson se FSHF ka mbetur e indinjuar me sjelljen e palës turke, më saktësisht, federatës turke të futbollit, e cila jo vetëm që ka reduktuar numrin e biletave nga 2500 në vetëm 1500, duke lënë kështu 1000 shqiptarë jashtë stadiumit, por ka bërë çmos që biletat të mbërrinin në Tiranë vetëm një javë përpara ndeshjes, teksa kishin caktuar “deadline” për kthimin e tyre datën 9 tetor, duke penguar pjesëmarrjen e tifozëve.

Foto: Fatlum Kurtaj
Jo vetëm kaq, por edhe komunikimi mes dy federatave ka qenë i ngadaltë dhe moskokçarës nga pala turke, për të zgjidhur problematikën. Turqit nuk kanë lejuar materialet e tifozëve, që janë brenda rregullores së UEFA-s. Kjo dëmtom shumë FSHF në raportet me tifozerinë kuqezi, pikërisht tani që afrimiteti po ngrohej pas ftohtësisë së viteve të shkuara.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *