Lucas Paqueta është blerja më e re e Milanit, i cili ka bërë një debutim fantastik me fanellën kuqezi.
Në fitoren e ekipit të tij përballë Xhenoas (0-2), braziliani ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke goditur edhe shtyllën pingule.
Por, ai ka bërë dhe një lëvizje shumë të bukur duke turpëruar keq kundërshtarin të cilit i kaloi topin sipër kokës.
Kjo ka ekzaltuar tifozët që ishin të pranishëm në stadium që e kanë duartrokitur.