Deputetja e PDK-së Adelina Grainca e cila ditën e djeshme iu bashkua grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbyllur llogarinë e saj në Facebook.
Pasi konfirmoi aderimin në LVV, profili i Adelina Graincas në Facebook është “bombarduar” me sharje e ofendime nga votuesit të PDK-së, dhe duket se kjo ka qenë pikërisht arsyeja pse kjo e fundit vendosi ta mbyll profilin e saj.
“Shpi n’Marigon a? Turp e haram vota ime”, “E tradhtove votën time”, “Na turpërove” ishin disa nga postimet që u bënë në profilin e deputetes.