Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Turizmit nuk i mjafton paga e luftës, reagon Shoqata: Rekomandimet tona ishin të tjera që konsistonin në financimin e këtij sektori

Industria e turizmit në mbarë botën po përballet me një krizë të paprecedet si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe në Shqipëri, ku kjo krizë vjen fill pas tërmetit të 26 nëntorit, efektet pritet të jenë edhe më të thella, siç konfirojnë ekspertët e sektorit.

Që në ditët e para të izolimit, shoqatat e turizmit në vend i kanë bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë me masa lehtësuese e mbështetëse, të cilat nisën të merrnin formë vetëm në paketën e dytë të ndihmës ekonomike të prezantuar nga kryeministri Rama katër ditë më parë.

Por teksa ministri i Turizmit Blendi Klosi në një intervistë ditën e djeshme u shpreh se ishte në komunikim me rreth 1300 hotelierë që ishin të kënaqur nga paketa “Rama 2”, një deklaratë e kreut të Shoqatës së Hotelierëve së fundmi në po të njëjtin televizion, duket se nuk përputhet me fjalët e ministrit. Në një intervistë ditën e sotme, kryetari i Sektorit të Hotelerive në ‘Shoqatën Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi u shpreh se duhet të ketë një mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë për këtë industri, pasi masat e marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme.

“Është një situatë e vështirë pasi është motori i industrisë botërore. Industria e Turizmit kërkon më shumë vëmendje  pasi do të pësojë goditjen më të madhe dhe këtë vit do jetë e vështirë që të mbajë veten. Qeveria bëri gabim me pagën e luftës, ndërkohë që rekomandimet ishin për financimin e  këtij sektori në mënyrë që të mos humbisnin punën.”-u shpreh kreu i shoqatës, i cili vë në dukje se e vetmja kërkesë që ata kanë bërë dhe është marrë parasysh, është shtyrja e tatimeve dhe taksave.

Shtyrja e tatimeve dhe taksave për vitin tjetër ishte  kërkesë e jona. Do të përdoren të gjitha mjetet e mundshme që të krijohet një turizëm sa më efiçent. Sinjalet janë të ndryshme dhe se duhet pritur si duhet vepruar me baret e restorantet. Deri tani hotelet duhet të punojnë për sigurimin e masave që do të thotë duhet të punojnë me gjysmë të kapaciteti te tij duke reduktuar shumë edhe burimin e të ardhurave. Qeveria duhet të mbështesë turizmin me grante e fonde me  interesa zero për të përballuar këtë ndryshim, reduktimi i kapaciteteve do të ketë kosto të madhe. Është e vështirë por e vetmja mënyrë për të mbijetuar.”– u shpreh Topuzi.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close