AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Turistja angleze përfundon mes dy makinave, dërgohet me urgjencë në spital (Foto)

Turistja, angleze me inicialet J.S. 32-vjeç,  është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës nga kalimtarë të rastit nga ku po merr trajtim mjekësor.

Nga burimet për Faweb.al mësohet se mjeti që e ka shkaktuar ngjarjen ka përfunduar duke u përplasur edhe me një makinë tjetër, ndërsa turistja ka mbetur midis të dyjave.

“Në zonën muzeale, lagja “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin C.L(Shtetas Spanjoll), 26 vjeç, ka goditur kalimtaren shtetasen J.S(Shtetase Angleze), 32 vjeçe”, njofton policia.

Trafiku i pa orjentuar në pjesën e Pazarit Karakteristik si pasojë e punimeve në ndërtimin e kalldrëmit, ka rënduar mjaft situatën dhe shoqëruar herë pas here me problematika të ngjashme si kjo e sotmja

Informacion paraprak:

Njoftohemi se në zonën muzeale, lagja “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin C.L(Shtetas Spanjoll), 26 vjeç, ka goditur kalimtaren shtetasen J.S(Shtetase Angleze), 32 vjeçe.

Për pasojë shtetasia J.S. është dëmtuar në këmbë, e cila është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër për mjekim.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbarjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *