Kishte kohë që përflitej për një shtatzëni të mundshme të këngëtares Tuna edhe pse lajmi ende nuk ishte konfirmuar nga vet këngëtarja.
Sot ajo ka vendosur të shuajë të gjitha thashethemet lidhur me lajmin e përhapur. Ajo ka reaguar duke publikuar një foto, me mbishkrimin:
‘’Brenda trupit tim je ti. Sot do të këndoj për ty. Pas pak në Kënga Magjike 2016″, shkruan këngëtarja.
Moderatori Ardit Gjebrea e ka pyetur edhe vet personalisht dhe ajo e pohoi lajmin e shtatzënisë për herë të parë publikisht.
Gjebrea vuri veshin tek barku i Tunës dhe tha se “të ndjesh një zemër që rreh brenda trupit është gjëja më e bukur”.