Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Tubimi i 2 marsit jehonë në mediat ndërkombëtare: Mijëra shqiptarë iu përgjigjën Presidentit, u mblodhën kundër qeverisë

Tubimi i zhvilluar sot në Bulevardin kryesor të Tiranës ku Presidenti i Republikës kishte ftuar popullin në mbrojtje të Kushtetutës mori vëmendje edhe në mediat e huaja.

Washington post shkruan se ” mijëra shqiptarë u mblodhën të hënën kundër qeverisë së majtë të vendit, duke iu përgjigjur një thirrje të presidentit i cili e akuzon atë për shkelje të kushtetutës dhe lidhje me krimin e organizuar.

Protesta e Ilir Metës u mbështet nga opozita, e cila dëshiron zgjedhje të reja për të zgjidhur krizën politike.

Meta akuzon qeverinë e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama për shkeljen e kushtetutës së vendit duke tejkaluar fuqitë e saj, si dhe për marrjen e kompetencave të tij duke emëruar kandidatët për gjashtë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese nëntë persona”.

Gjithashtu edhe një tjetër media e huaj sic është ajo New York Times reagoi në lidhje me këtë tubim duke e vënë theksin tek situata politike në vend.

Ajo shkruan se “trazirat politike vijnë ndërsa kombi i Ballkanit me afro 3 milion njerëz ka miratuar reforma me shpresën për të marrë një dritë jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE.

Që nga marrja e postit tre vjet më parë Meta, ish-drejtuesi i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, një grupim i vogël i krahut të majtë tani në opozitë, ka qenë gjithnjë një kundërshtar i zëshëm i qeverisë.
Socialistët, të cilët mbizotërojnë në parlament, kanë filluar procedurat e shkarkimit të Metës, hera e parë  në Shqipërinë post-komuniste, që buron nga përpjekja e tij për të anulluar zgjedhjet vendore të vitit të kaluar.

Parlamenti pritet të hartojë një raport këtë muaj që ka të ngjarë të kërkojë rrëzimin e Metës”,  thuhet ndër të tjera në shkrimet e mediave të huaja.

Edhe Zëri i Amerikës transmetoi ‘live’ manifestimin e thirrur nga Ilir Meta, President i Republik137s, ndërsa ky i fundit paralajmëroi dhe shpërndarjen e Parlamentit në rast se qeveria dhe mazhoranca aktuale nuk heq dorë nga grushti i shtetit.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *