Një person është gjetur i vdekur gjashtë milje larg bregut të detit nga një peshkarexhë në qytetin e Durrësit.
Mësohet se kufoma është gjetur nga peshkarexha ‘Primo’ teksa kthehej nga gjuetia e peshkut.
Pasi kanë pikasur kufomën, personat që ishin në peshkarexhë e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë në breg, ku pritet që të bëhet më pas dhe identifikimi.
Burime bëjnë me dije se trupi që është gjetur në det ka qenë i dekompozuar, çka tregon se viktima ka pasur ditë që është në det.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se nuk mund të përcaktohet as seksi dhe as mosha e viktimës, pasi trupi është i përzier me mbeturina bimore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një peshkarexhë , është gjetur një trup njeriu i dekompozuar.
Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)