Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Trupi gjykues tërhiqet për vendimin/ Cilat janë akuzat e Prokurorisë dhe çfarë iu sekuesdtrua Henri Çilit (E plotë)

Është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj botuesit Henri Çili i cili burime bëjnë me dije se i ka muhuar akuzat ndërsa mbajtjen e tij pas hekura e quan abuzim.

Në lidhje me akuzat ndaj kunatit të tij, Çili mësohet të ketë thënë se ai nëse ka bërë shkelje le të përgjigjet vetë para drejtësisë.

Gjatë seancës ka folur vetë Henri çili i cili ka pranuar përgjimet me argumentin se ai ka një studio ligjore që ia legjitimon ndërmjetësimin. Sipas tij biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje ligjore. Sipas Çilit, ngjarja e fundit do të jetë një shtysë për forcimin e masave të mëtejshme në mënyrën e funksionimit të studios së tij.

Nga ana tjetër, avokatë të pranishëm në seancë pohuan se çështjet mbi të cilat janë ngritur akuzat për të arrestuarit nuk kanë lidhje me njëra – tjetrën dhe nuk duhej të ishin brenda të njëjtit procedim. Duhej të ndaheshin në të paktën tre grupe u pohua nga avokatët.

Sipas avokatit urdhëri i ndalimit është bërë në mënyrë të paligjshme. Avokati është shprehur se Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit.

Seanca ndaj tij ka zgjatur 40 minuta ndërsa trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.

Nga 31 personat që sot kanë qenë për masë, për 30 do të jepet vendimi, ndërsa për administratorin e pronave të Henri Çilit do të shtyhet dhe të merret në shqyrtim kërkesa e prokurorisë nga një tjetër gjyqtar, pasi Dritan Hasani rezultoi shok fakulteti me Betim Shkupin.

Sipas dosjes së Prokurorisë, në makinën, zyrën dhe banesën e botuesit Henri Çili janë gjetur dhjetra dokumente që provojnë akuzat e ngritura në llogari të tij, ndërsa ai akuzohet  që së bashku me kunatin e tij, por edhe bashkëpunëtorë të tjerë në UET ngritën një skemë mashtrimi për familjet e dy të dënuarve me burg përjetë, Aliko dhe Yzeiraj.

Në dosje thuhet se këta dy të fundit kishin marrë premtimin se do të ndihmoheshin në organet e drejtësisë për të përfituar ulje dhe lirim nga burgu ndërsa e gjithë skema thuhet se ishte organizuar nga Çili, kunati i tij dhe familjarët e dy vëllezërve Aliko në Lazarat dhe Yzeriajt në Mallakastër.

Sipas prokurorisë, familjes Aliko i janë marrë  750 mijë euro dhe prona, dy apartamente dhe asaj Yzeiraj 75 mijë euro. Me kërkesë të Henri Çilit me qëllim që të humbeshin gjurmët me familjen Aliko, Besnik dhe Seit Fishta kanë pranuar që të bashkëpunojnë në falsifikim duke e paraqitur shpërblimin me dy apartamente, si dhurim formal, ndërsa më pas botuesi telefoni drejtuesen e hipotekës së Shkodrës, Elsa Tusha në 3 shkurt për të përshpejtuar procedurat.

Argumentat dhe faktet mbi të cilat Prokuroria mbështet akuzat ndaj Çilit:

Ka dyshime Gazmir Ajdinaj ka ngritur një skemë mashtrimi në bashkëpunim me të njohurin e tij Henri Çili  të cilin e ka përdorur (bazuar në personalitetin, intelektin, njohjen dhe respektin që gëzon në publikun shqiptar si pronar mediash, universiteti dhe biznese të tjera me ndikim në shoqëri) si personi që do të krijonte besimin te personat e mashtruar. “Se ai ka ndikim në organet e drejtësisë dhe jo vetëm por edhe institucione të tjera shtetërore). Për të ndryshuar vendime gjykate të formës së prerë për të dënuar me burgim përjetë dhe persona të tjerë të dënuar në këtë skemë mashtrimi.

Rezulton nga hetimet se e ka bërë funksionale në të dyja rastet. Rasti i parë është mashtrimi që i ka bërë të dyshuarit Adil Aliko dhe dy djemve të tij, Arbion Aliko dhe Alban Aliko, të dënuar me burg, të përjetshëm dhe 17 vite. Duke kërkuar prej këtyre të fundit shpërblim prej afro 750 mijë euro në para cash dhe prona të paluajtshme për të ndikuar te organet e drejtësisë për ndryshime vendimesh të formës së prerë dhe favorizime të tjerë në masat e dënimit. Për të bërë sa më funksionale skemën e mashtrimit Gazmir Ajdinaj dhe Henri Çili kanë përdorur edhe bashkëpunëtorë të tyre, Bekim Shkupi dhe Ilir Korbi. Me anë të kësaj skeme ata kanë arritur që të marrin dhe shuma të mëdha cash, familajrëve të Feti Yzeirajt dhe konkretisht për këtë rast përsëri në drejtim të Ajdinajt dështë organizuar takimi me Henri Çilin dhe të dyshuarit e tjerë. Daniel Yzeiraj, rezulton i dënuar dhe dyshohet se ka njohje nga burgu me Feti Yzeriajn. Me qëllim për të përfituar shuma të mëdha lekësh nga familjarët e Feti Yzeirajt, kunati i Çilit dhe Daniel Yzeiraj kanë përdorur si mjet për të krijuar besim te të mashtruarit reputacionin e botuesit të UET-së.

Henri Çili e ka pranuar dhe ka marrë si ndihmës në këtë skemë edhe Ilir Korbin dhe Betim Shkupin. Me anë të kësaj skeme të paktën dy herë nën drejtim e Henri Çilit kanë ngritur një skemë mashtrimi duke i marrë Arbjon Alikos të dënuar përjetë, shumën prej afro 750 mijë euro dhe Feti Yzeirajt i dënuar po përjetë 75 mijë euro me pretendimin se do i ndihmojnë në organet e drejtësisë për të përfituar ulje dënimi nga burgimi përjetë dhe lirim nga burgu duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të mashtrimit. Në skemën e mashtrimit të Adil Alikos kanë përdorur dokumente false duke marrë shpërblim në natyrë duke u paraqitur si dhurim nga persona që në pamje të parë nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe në këtë kamuflim janë ndihmuar janë ndihmuar nga dy vëllezërit Besnik dhe Seit Fishta.

Me kërkesë të Henri Çilit me qëllim që të humbeshin gjurmët me të mashtruarin. Besnik dhe Siet Fishta kanë pranuar që të bashkëpunojnë në falsifikim duke e paraqitur shpërblimin si dhurim formal dhe legal në pamje të parë, pranimi që është bërë me kërkesë të Adil Alikos pasi këtij të fundit i është kërkuar kjo gjë nga mashtruesit dhe nga ana tjetër ka dyshime se Seit Fishta dhe Adil Aliko kanë biznes të përbashkëta që administrojnë pavarësisht administratorëve formalë. Këto dyshime vërtetohen nga aktet procedurale të administruara, procesverbalet, përgjimet dhe vëzhgimet ku vërtetohet takimi mes personave që janë mashtruar dhe personave që marrin shpërblimet. Tabulatet e telefonike, pronat materiale të sekuestruara dhe këqyrja. Nga hetimet ka dyshime se Çili dyshohet se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme te një zyrtare lokale, konkretisht në një rast, drejtuesen e hipotekës së Shkodrës, Elsa Tusha, ku e ka telefonuar në 3 shkurt 2020 për të favorizuar atë vetë në regjistrimin e pronave të dhuruara në emër të tij në Velipojë nga të dyshuarit Seit Fishta dhe Besnik Fishta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *