Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Trump s’ndal kërcënimet ndaj Iranit: Nëse sulmohet një amerikan, do të kundërpërgjigjemi fuqishëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka lëshuar një tjetër kërcënim për Iranin. Situata nuk është aspak e qetë pas ekzekutimit të gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani, pasi Irani ka paralajmëruar se do të marrë hak.

Por Trump iu ka çuar një mesazh të drejtpërdrejtë iranianëve, ku i kërcënon se nëse do të preket qoftë edhe një amerikan, atëherë kundërpërgjigja e SHBA do të jetë e ashpër.

“Këto postime në media do të shërbejnë si njoftim për Kongersin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që, nëse Irani sulmon ose vë në shënjestër një amerikan, SHBA do t’ia kthejë fuqishëm dhe ndoshta në mënyrë disproporciale. Një lajmërim kaq ligjor nuk është kërkohet, por megjithatë po jepet”, ka shkruar Donald Trump në “Twitter”.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *