Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Trump s’kishte asnjë plan për shpërndarjen e vaksinave”, shefi i kabinetit të Presidentit Bide trondit me deklaratën: Kur hymë në Shtëpinë e Bardhë nuk ekzistonte…

Shefi i kabinetit të Presidentit të SHBA, Ron Klain ka thënë ditën e sotme se administrata e Trump nuk kishte asnjë plan shpërndarjeje për vaksinën e koronavirusit, pavarësisht rritjes së numrave në mënyrë alarmante.

“Procesi për të shpërndarë vaksinën, veçanërisht jashtë shtëpive të të moshuarve dhe spitaleve, nuk ekzistonte me të vërtetë kur ne hymë në Shtëpinë e Bardhë dhe morëm detyrën”, tha Klain,raporton Reuters

Biden ka premtuar një luftë të ashpër kundër pandemisë që i mori jetën 400 mijë qytetarëve në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Trump qëndronte në detyrë.

Ai nënshkroi një seri urdhrash ekzekutivë javën e kaluar, duke përfshirë disa që synojnë shpërndarjen e vaksinave.

Biden ka në plan të bëjë partneritet me qeveritë shtetërore dhe lokale për të krijuar vende vaksinimi në qendrat e konferencave, stadiume dhe gjimnaze. Administrata e re gjithashtu do të vendosë mijëra persona staf klinik nga agjencitë federale, personeli mjekësor ushtarak dhe zinxhirët e farmacive për të rritur vaksinimet.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *