Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur fituesit e çmimit të vendosur prej tij “Fake News”. Në krye të listës së fituesve është media amerikane The New York Times.
Trump ka veçuar gazetarin e New York Times, Paul Krugman për shkrimin e tij se presidenca Trump do të shkaktonte dëme të mëdha për ekonominë amerikane.
Trump sulmoi Brian Ross, një gazetar i ABC News, i cili gabimisht raportoi se zoti Trump urdhëroi ish-këshilltarin kombëtar të sigurisë Michael Flynn që të kontaktonte me Rusinë gjatë zgjedhjeve. Ross u pezullua nga puna .
Trump ka futur në listën e fituesve të Fake News dhe revistën TIME që shkruante se Trump kishte hequr nga Zyra Ovale një bust të Martin Luther Kingut.
Shumicën e listës e kishte zaptuar CNN, gazetari i të cilës u nxorr jashtë nga Trump një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Trump është prej 2 vitesh në një ‘betejë’ të ashpër me televizionet dhe mediat më të mëdha amerikane. Por ai nuk është i vetmi. Disa liderë të tjerë europianë dhe botërorë kanë krijuar pas Trump, incidente me gazetarët.
Presidenti francez Emmanuel Macron është duke përgatitur një ligj për lajmet e rreme.
Kryeministri tajlandez pak ditë më parë krijoi një tjetër skenë me gazetarët, duke vendosur përpara mikrofonit një karton për të mos u kthyer përgjigje pyetjeve.
Në listën e politikanëve që ofendojnë dhe nuk pranojnë zëra kritikë është dhe kryeministri Rama. Me etiketimin ‘kazan’ Rama ka arritur të hyjë në listën e politikanëve që kanë marrëdhënie të këqija me mediat.
(F.G/Faxweb)
VIDEO-Trump shpërndan çmimet për ‘Fake News’: