Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar shpèrthimin e fuqishëm në Beirut-ku deri më tani janë raportuar mbi 78 të vdèkur, dhe më shumë se 4 mijë persona të lënduar.
“Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre në Beirut. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, tha Trump në një konferencë ku po komentonte për zhvillimet në Beirut. Ndërkohë që ka deklaruar prerë se sipas tij nuk kemi të bëjmë me një ngjarje àksidentale, por me një shpèrthim bombe.
“Unë kam takuar disa nga gjeneralët tonë dhe sipas tyre, ky shpèrthim nuk është ndonjë àksident, por një sulm me bombë ose diçka e tillë.”, shtoi Trump.
Akoma nuk ka një deklarim zyrtar nga autoritetet e Beirut-it, pas këtyre deklaratave të Donald Trump. Më herët gjatë ditës-ministri i punëve të brendshme, deklaroi nga Beirut se dyshohet për një àksident, ndërkohë që i gjithë qyteti është në kaos, dhe të gjitha spitalet po punojnë jashtë kapacitetit të tyre.