Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Trump për Soleimanin: Me vrasjen e tij shpëtuam një numër të madh njerëzish. Sekretari i Mbrojtjes: Duhet të presim që ata të hakmerren

Presidenti Donald Trump tha të martën se Kasem Soleimani ishte duke planifikuar një sulm të madh, por nuk dha hollësi.

“Ai po udhëtonte me kreun e Hezbollahut dhe vrasja e tij bëri që të shpëtoheshin një numër i madh jetësh njerëzore,” tha Presidenti në komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Kryeministrit të Greqisë Qiriakos Micotaqis,

Ai shtoi se SHBA po e ndiqnin Soleimanin prej një kohe të gjatë dhe se brenda Iranit shumë njerëz u gëzuan për vrasjen e tij pasi i trembeshin atij. Presidenti Trump e quajti Kasem Soleimanin “një monstër” që kishte vrarë shumë njerëz.

Nga ana e tij, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper pohoi të martën se është më se e drejtë të thuash se sulmi që Soleimani ishte duke planifikuar duhej të ekzekutohej brenda pak ditësh dhe jo javësh.

Shtetet e Bashkuara, tha ai në Pentagon, duhet të presin që Irani të hakmerret për vrasjen e Soleimanit.

“Unë mendoj se duhet të presim që ata të hakmerren në disa mënyra dhe forma, – tha ai – duke shtuar se një hakmarrje e tillë mund të bëhet përmes grupeve të mbështetura nga Teherani, jashtë Iranit ose nga vetë dora e tyre”.

“Ne jemi të përgatitur për çdo rrethanë. Dhe atëherë ne do të kundërpërgjigjemi në mënyrë të përshtatshme ndaj çdo veprimi të tyre”.

Ndërkaq, Presidenti Trump tha se do t’i bindej ligjit ndërkombëtar për të mos vënë objektet kulturore iraniane në shënjestër të sulmeve ushtarake, duke tërhequr një kërcënimi që ai bëri ndaj Iranit pak ditë më parë.

Duke folur për trupat ushtarake amerikane në Irak, Presidenti Trump tha se nëse SHBA largohen nga Iraku, kjo do t’i linte Iranit një prani të madhe atje.

Në një kohë të caktuar, trupat amerikane do të duhet të largohen nga Iraku, por kjo kohë nuk është tani, tha ai. Irakut do t’i duhet ta garantojë vetë sigurinë e tij, shtoi presidenti amerikan.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *