Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Pasi kërkoi rinumërimin e votave në Wiscons, Trump ngre padi: Të ndalohet procesi i numërimit të votave në Michigan

Pasi kërkoi rinumërimin e votave në Wisconsin, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka sërish pretendime për një tjetër shtet.

Ekipi i fushatës së kandidatit të republikanëve, Donald Trump, tha se kishte ngritur një proces gjyqësor për të ndaluar numërimin e fletëve të votimit në Michigan.

“Ne kemi ngritur padi sot në Gjykatën e Kërkesave të Miçiganit për të ndaluar. Ne gjithashtu kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara ndërsa nuk kemi pasur qasje kuptimplotë”, thuhet në deklaratë.

Aktualisht në këtë shtet po kryeson Biden me 49.5% të votave ndërsa Trump me 48.8%. Deri më tani janë numëruar 94 % e votave.

Kujtojmë se kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin.

“Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë. Ka patur njoftime për parregullsi në disa zona të shtetit që ngrejnë dyshime serioze për vlefshmërinë e votave”, u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.

Gara mes Presidentit Trump dhe rivalit Biden vazhdon të jetë e ngushtë dhe është ende e paqartë se kush do të jetë fitues. Në disa shtete kyçe mund të duhet disa ditë për të numëruar të gjitha votat.

Janë 9 shtete që ende është vështirë të përcaktohet fituesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Mejn, Arizona, Nevada dhe Alaska.

Në një seri postimesh në Twitter, Presidenti Trump ka lëshuar një sërë akuzash dhe për rezultatin në disa shtete të tjera kyçe.

Ai pretendon se Demokratët po përpiqen gjejnë me të gjitha mënyrat “të zhdukin avantazhin prej 500 mijë votash” në Pensilvani.

Lideri aktual i Shtëpisë së Bardhë akuzon gjithashtu demokratët për manipulim të votimit me postë.

“Si ndodh që sa herë që ata numërojnë votat me postë, ata dinë të jenë kaq shkatërrues në përqindjen dhe fuqinë e tyre të shkatërrimit”, ka shtuar Trump.

Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i demokratëve Joe Biden kryeson si në votë popullore ashtu edhe elektorale ndaj kundërshtarit të tij, Donald Trump.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.