Presidenti Donald Trump po kërcënon të dëbojë miliona njerëz që jetojnë në vend në mënyrë të paligjshme në prag të shpalljes zyrtare të kandidaturës së tij për rizgjedhje. Përmes twitter-it natën e së hënës, Trump tha se Emigracioni dhe Doganat e SHBA javën e ardhshme do të “fillojnë procesin e dëmin e miliona të huajve të paligjshëm të cilët kanë gjetur ilegalisht rrugën e tyre në Shtetet e Bashkuara”.
“Ata do të dëbohen sa më shpejt nga momenti që mbërrijnë këtu,” shkroiTrump. Një zyrtar i administratës tha se përpjekja do të përqëndrohet në më shumë se 1 milion njerëz ndaj të cilëve janë lëshuar urdhrat përfundimtarë të dëbimit nga gjykatësit federal por mbeten të lirë në vend.
Zyrtari foli me kushtin e anonimitetit për të shpjeguar deklaratat e presidentit. Disa në administratën e Trump besojnë se shfaqjet vendimtare të arrestimeve masive, mund të shërbejnë si pengesa efektive, duke u dërguar një mesazh atyre që mendojnë të bëjnë udhëtimin në Shtetet e Bashkuara se nuk vlen të vijnë.
Trump ka kërcënuar një sërë veprimesh gjithnjë e më drastike, pasi ai është përpjekur të ndalë rrjedhën e emigrantëve të Amerikës Qendrore që kalojnë kufirin jugor, e cila është rritur ndjeshëm në udhëheqjen e tij.
Emigracioni ishte një nga temat kryesore të fushatës së Trump në 2016 dhe ai pritet të arrijë atë ndërsa përpiqet të ndërtojë bazën e tij në fushatën për presidencialet e 2020. Trump zyrtarisht do të fillojë fushatën e ti elektorale për rizgjedhjen në postin e presidentit të martën në një tubim që do të zhvillojë në Orlando, Florida – një shtet që është vendimtar për rrugën e tij në Shtëpinë e Bardhë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)