Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku presidenti Donald Trump është detyruar që të ndërpresë në mes konferencën për shtyp, për shkak se janë regjistruar të shtëna me armë pranë shtëpisë së bardhë.
Ishte një agjent u sigurisë që iu afrua podiumit, në momentin kur Trump po fliste, dhe i pëshpëriti diçka në vesh presidentit amerikan, ndërsa Trump u largua menjëherë nga salla.
Presidenti u kthye nëntë minuta më vonë për të thënë se situata ishte nën kontroll dhe një njeri ishte qëlluar. Shërbimi Sekret amerikan konfirmoi incidentin, duke thënë se kishte patur “një oficer të përfshirë të shtënat me armë në rrugën 17 dhe Ave Ave”.
Ai tha se “një subjekt mashkull dhe një oficer i USSS u transportuan të dy në një spital lokal”, duke shtuar se “në asnjë moment gjatë këtij incidenti nuk u cënua kompleksi i Shtëpisë së Bardhë”.
Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai besonte se Shërbimi Sekret i SH.B.A.-së kishte qëlluar një të dyshuar, i cili ishte i armatosur “nga ajo që unë kuptoj”. Ai tha se nuk e dinte nëse personi kishte ndonjë synim të keq ndaj tij.
“Mund të mos ketë ndonjë lidhje me mua,” tha presidenti amerikan, ndërkohë që më pas vijoi si normalisht konferencën.
Trump pranoi se e gjitha kjo ishte një situatë e pazakontë, por vlerësoi profesionalizmin e treguar nga forcat e sigurisë, që kujdesen për të, por edhe për shtëpinë e bardhë.
I pyetur nga gazetarët nëse ishte i tronditur nga kjo që kishte ndodhur, Trump tha se bota po bëhej gjithnjë e më shumë një vend i rrezikshëm.
Ai u tha gazetarëve se ishte shoqëruar në Zyrën Ovale jashtë dhomës së konferencave gjatë incidentit.
(E.K/Faxweb.al)